Celebrities Gossip Showbiz

Ilnisa surprizon Meritonin brenda shtëpisë së BBV3, ja veprimi i familjarëve të tij…

Mbrëmjen e kaluar gjatë ‘prime-it’, Meritoni doli nga shtëpia e “Big Brother VIP” për t’u takuar me Ilnisën për herë të parë që pas eliminimit të saj nga gara. Banori u vendos përpara një hëne të kuqe dhe aty dëgjoi disa vargje nga poezia që Ilnisa kishte shkruar. Më pas ai u takua me ish-banoren ku nuk munguan puthjet, por as lotët, me Ilnisën që e mbylli me një batutë ndaj Meritonit, duke i thënë:

Mos më hajde në shtëpi pa fitore.

Meritoni dhe Ilnisa krijuan një lidhje brenda shtëpisë së “BBV3”, por u duk sikur familjarët e tyre jashtë nuk ishin dakort për këtë lidhje, të paktën familja e Meritonit. Kujtojmë se vëllai i tij, Rinori ka ardhur më herët në shtëpinë e “BBV” si një surprizë për Meritonin. Asokohe u duk sikur familja e tij nuk e përkrahte në lidhjen e tij me Ilnisën, pasi Rinori nuk pranoi të takonte asnjë banor tjetër të shtëpisë përveç Meritonit, përfshirë këtu edhe Ilnisën.

Për aq kohë sa Ilnisa ishte brenda shtëpisë, ajo nuk u postua në asnjë moment në llogarinë personale të Instagramit të Meritonit. Por tashmë duket se raportet janë rregulluar. Teksa mbrëmjen e djeshme Ilnisa surprizoi partnerin e saj, ditën e sotme, në profilin e Meritonit u postua një video me momente romantike të çiftit gjatë takimit të tyre në spektakël. Madje çifti tani ndiqet me njëri-tjetrin në rrjete sociale. Siç duket familja e Meritonit ka pranuar lidhjen që ai ka krijuar me Ilnisën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Meriton Mjekiqi (@meriton.mjekiqi)