E ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” sot ka qenë stilistja e njohur, Enxhi Valteri. Ajo ka bërë një analizë shumë të detajuar në lidhje me veshjet dhe stilin e banorëve në shtëpinë e BBV në këtë edicion dhe jo vetëm…
Pas Heidit, Françeskës dhe Erjolës stilistja u ndal edhe tek Roza Lati për të cilën u shpreh se:
Roza ka qenë e guximshme, shpeshherë ka çeduar. Pak herë për mua ka qenë shumë bukur. Në ‘Prime’ ose ka pasur diçka bazike një fustan shumë të ngushtë me gura, xixa, temina. Por Roza nuk besoj se ka qenë një nga vajzat që është pikasur për stil. Sigurisht që në përditshmëri ka qenë diçka më ndryshe, më mirë por Heidi nuk ka goditur.
Në lidhje me stilin dhe veshjet e Eglës Enxhi tha se:
Duke u bazuar edhe tek mosha që ka që jo gjithmonë ka të bëjë por duke u përshtatur dhe duke menduar personalitetin e Eglës që është një vajzë që guxon, një grua që është ‘alpha’ në llojin e saj shpeshherë ajo vesh kostume për të pasur një stil më mashkullor dhe besoj që i përshtatet. Sigurisht që ka pasur raste që ka çeduar dhe nuk i ka qëndruar mirë por në tërësi nuk mund të themi që është keq.
Duke folur edhe për ish-banoret dhe stilin e tyre sa i përket Ilnisës, Enxhi u shpreh se:
Ilnisa nuk më ka pëlqyer, të paktën në ‘Prime’-n e parë ka qenë shumë e eksagjeruar ishte si për dasmë.
Edhe në lidhje me veshjet e saj gjatë përditshmërisë në shtëpinë e BBV, stilistja tha se:
Nuk më ka pëlqyer, disa gjëra i kishte si tatuazh. Nëse vesh streçe nuk je vajzë me stil. Vetëm në palestër, nuk vishen streçet në përditshmëri. Është stil amerikan dhe vajzat e vogla i veshin dhe i pëlqejnë por je pjeshkë nuk je vajzë me stil.