Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.
Teksa po vazhdonin dënimin nga “Vëllai i Madh” , Gazi dhe Roza duke bërë biçikletë kanë diskutuar me njëri-tjetrin dhe sipas mendimit të Gazit me aq detaje sa ka parë, çifit i parë që do të krijohet brenda shtëpisë së “BBV3” do të jenë Ilnisa dhe Meritoni. E këtë mendimin e ka mbështetur edhe Roza.
Gazi: Çifit i parë është Ilnisa me Kazanovën (Meritonin) mbaje mend
Roza: me duket se i kam fry unë zjarrit, kemi qenë para ca ditësh dhe e pash Meritonin dhe i thash që pse kam një përshtypje se ke qejf gratë ti, Ilnisa ishte aty… Inisa është mami është vajzë në energji po është grua në mendje…
Gazi: Hajt se po i martojmë këtu në Big
View this post on Instagram
Së fundmi një e papritur ka ndodhur brenda shtëpisë së “BBV3”. Ende pa kaluar një javë nga nisja e spektaklit Drini Zeqo ka lënë shtëpinë për shkak të një urgjence familjare. Drini ka bërë një postim në Instagram, ku ka reaguar lidhur këtë situatë, duke shpjeguar se për shkak të shëndetit të një prej familjarëve të tij, ka ndërprerë rrugëtimin e tij në “BBV3”.