Celebrities Gossip Showbiz

Ilnisa Agolli poston momentin e ëmbël me Meriton Mjekiqin!

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.

Ish-banorja Ilnisa Agolli ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një foto romantike me Meriton Mjekiqin. Ndërsa çifti me fytyrat që i shndrisnin nga buzëqeshja dukeshin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Ilnisa Agolli, ka publikuar mbrëmjen e djeshme një foto mjaft të ëmbël. Përmes një postimi në “Instastory”, gazetarja ka zbuluar se ka darkuar me vajzën e saj, Anais.