Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj, nga bjonde në…

Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të BBV3, sidomos pas krijimit të romancës së saj me Meritonin, është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale ku gjithmonë poston momente nga përditshmëria e saj, pushimet, partnerin e saj dhe jo vetëm…

Ditën e djeshme ajo ka postuar në rrjetin e saj social Instagram ndryshimin më të fundit që ka bërë në look-un e saj. Nëse deri më sot jeni mësuar ta shikoni me flokë bjondë, bëhuni gati për surprizën pasi ajo ka vendosur të ndryshojë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Rikujtojmë gjithashtu se në një intervistë me Edi Manushin, Ilnisa Agolli ka folur në “Top Arena” për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP 3”, lidhjen me Meritonin dhe gjithashtu për projektet e saj në të ardhmen.

Po bashkëjetojmë më shumë në Tiranë. 80% të rasteve te unë. Dukemi mirë. Jemi duke menduar gjëra shumë të bukura…

E pyetur për planet në aspektin profesional, Ilnsia tha se është në përfundimin e një platforme dhe gjithashtu një filmi me Meritonin i cili, pritet të ketë mjaft skena.

Mendoj që me udhëtimet e kam mbyllur si cikël. U eksplorova mjaftueshëm në territorin shqiptar, në Ballkan e më gjerë. Jam në përfundimin e një platforme, që shpresoj të realizohet. Bashkë me Meritonin po bëjmë filmin. Diçka që mund të na konkludojë bukur në publik dhe përqafojë si kurrë më parë. Ka mjaftueshëm skena.