Ilir Meta sot është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. I pyetur nga gazetarët se për çfarë është thirrur, kryetari i Partisë së Lirisë deklaroi se për një telenovelë që sipas tij “është gjykuar nja dy herë”, referuar aferës CEZ-DIA.
Për telenovelën ÇEZ-DIA… meqenëse jeni lajmëruar herët dhe po përballoni reshjet e shiut. Është një telenovelë që është gjykuar nja dy herë. Eshtë rihapur për rastin konkret në dhjetor të vitit 2019 nga një kallëzues i rremë, i dënuar dy herë për shpifje dhe është dënuar edhe njëherë nga gjykata për dhunë në familje. Faleminderit!