Duket se ndasitë mes Ilary Blasit dhe Francesco Tottit janë më të mëdha se sa mendonim. Blasi së fundmi ka nisur me kërkesat ekonomike ndaj ish-bashkëshortit dhe pretendon 20.000 euro në muaj për veten, ndërsa pret që Totti të firmosë edhe një çek prej 17.500 eurosh për mirëmbajtjen e fëmijëve.
Një kërkesë e cila është refuzuar nga përfaqësuesit ligjorë të Tottit teksa ky i fundit nuk ofron më shumë se 7.000 euro në muaj për fëmijët e tij. Duket se situata është e acaruar dhe Ilary e Totti vijojnë me akuzat ndaj njëri-tjetrit se cili tradhëtoi i pari, ndërsa rrugëzgjidhja e vetme duken dyert e gjykatave që do të ndajnë më pas edhe çështjet financiare mes të dyja palëve.
Së fundmi, Mara Venier intervistoi Roberto D’Agostinon, i pari që dha lajmin e ndarjes. Gazetari rrëfeu detaje të reja të historisë duke shprehur se:
Ata kanë qenë në krizë për të paktën pesë vjet. Kur u largua nga futbolli, Totti përjetoi një moment dëshpërimi, ndërsa karriera e Ilarit mori hov. Kur doli emri i Noemit, Ilary i kërkoi shpjegime Francescos para fëmijëve më të mëdhenj. Kishin vendosur të ndaheshin me një deklaratë të përbashkët që do të publikohej pas përfundimit të shkollës së fëmijëve. Publikimi i fotove të Francescos te shtëpia e Noemit e zemëroi shumë Ilary-n. Kjo është arsyeja pse dolën dy deklarata për shtyp. Ilary kohët e fundit nuk po del, ajo kalon mbrëmjet me miqtë në shtëpi. Pavarësisht momentit të vështirë që po kalon, duket se nuk e ka humbur dëshirën për të qeshur dhe luajtur, por u beson vetëm pak njerëzve.