Food & Drink Health & Beauty

Ilaçi fantastik për sëmundjet e zemrës dhe jo vetëm, gjithçka që nuk dini rreth fiqve!

Koha më e mirë për të ngrënë fiq është në mëngjes në mënyrë që ata të mund të pastrojnë sistemin tuaj të tretjes gjatë gjithë ditës. Pastrimi i sistemit tretës është një nga veçoritë më unike të këtyre frutave të ëmbël të verës.

Fiqtë janë nga frutat më të shkëlqyera për shëndetin e mëlçisë. Fiqtë janë të pasur me antioksidantë që parandalojnë dëmtimet e shkaktuara nga radikalët e lirë. Kur konsumohen në mëngjes, fiqtë qetësojnë organizmin, japin energji dhe ofrojnë vetëm ëmbëlsi natyrale, lehtësisht të përthithshme nga trupi i njeriut.

Konsumimi i fiqve në mëngjes shërben edhe si rregullues dhe stabilizues i presionit të gjakut për aktivitetin e ditës në vijim. Falë përmbajtjes së lartë të kalciumit dhe magnezit, fiqtë janë në gjendje të relaksojnë enët e gjakut, duke siguruar mineralet e duhura për balancimin e elektroliteve.

Fiqtë rekomandohen për t’u konsumuar herët në mëngjes edhe për të pasur fuqi dhe shëndet të mirë gjatë gjithë ditës, kjo falë fibrave, mineraleve dhe vitaminave që ata kanë.

Fiqtë janë burim natyral i proteinës, fosforit, glukozës dhe kalciumit. Ato janë të pasur edhe me vitaminat A, C, D dhe B të cilat janë thelbësore për lëkurën, kockat dhe shëndetin Fiqtë duhen vlerësuar si një ilaç fantastik për sëmundjet e zemrës dhe gurët në veshka, si një ilaç për kockat e forta dhe gjithashtu për shëndetin e syve. Konsumoni 3-4 fiq në ditë për të ulur rrezikun e humbjes së shikimit.

Fiqtë janë të pasura me shumë vitamina, duke përfshirë vitaminat B, të cilat kontribuojnë në përqendrim më të mirë dhe stimulojnë kujtesën. Fiqtë e thatë janë një zgjedhje e shkëlqyer gjatë agjërimit dhe gjatë motit të ftohtë, sepse mund t’i sigurojnë trupit energjinë e nevojshme. E vetmja pengesë e tyre është se ato janë mjaft të larta në kalori. Ngrënia e fiqve të thatë është gjithashtu e mirë për shëndetin e kockave, pasi ata janë një aleat i madh për ruajtjen e densitetit normal të kockave.