Kohët e fundit është rritur numri i të rinjve që marrin ilaçe qetësuese ai anksiolitikët, me qëllimin për të larguar depresionin. Ky është një ilaç qetësues, i cili vepron në afat të shkurtër dhe merret me recetë. Gjithmonë e më shumë të rinjtë kërkojnë shpëtim tek antidepresivët pa marrë parasysh rreziqet. Barnat qetësuese mund të shkaktojnë tolerancë në organizëm, domethënë nevojë për rritje të dozës dhe varësi, që manifestohet me krizë apstinenciale, përkeqësim të gjendjes nëse pacienti tenton të zvogëlojë dozën apo ndërprerje të marrjes së qetësuesve.
Antidepresivët janë barna që përdoren kryesisht në terapinë e manifestimeve depresive, por ne e dimë se ankthi kronik ka një komponent depresiv. Antidepresivët i përdorim në afat të gjatë, edhe te ankthi kronik edhe te depresioni. Ndodh që të zgjidhësh ankthin e pacientit, atakun e panikut, çrregullimin fobik, frikën e të qenit pezull, por komponenti depresiv mbetet.
Janë të paktë ata të cilët mendojnë për rezultatet e studimeve të ndryshme të bëra nga mjekët, sipas të cilave antidepresivët e dhënë pa asnjë përshkrim nga mjeku kanë efekte anësore jashtëzakonisht të rënda dhe ndonjëherë me pasoja të pariparueshme.
Anksiolitiku është ilaç për qetësim i cili në afat të shkurtër zgjidh ankthin, por antidepresivi është për aplikim afatgjatë dhe nuk ka një rrezik të tillë varësie, por këshillohet si terapi disamujore. Një ndër vështirësitë sa i përket trajtimit, është zgjedhja adekuate e terapisë. Shumica e popullsisë nuk i dallon antidepresivët nga anksiolitikët si dhe hipnotikët (barnat për gjumë). Me afrimin e netëve të gjata të dimrit, orët kthehen prapa dhe moti bëhet më i zymtë, po ashtu edhe disponimi ynë.
Çrregullimi emocional sezonal (SAD) është, siç sugjeron shkurtimi, ndjenja e trishtimit gjatë stinës së dimrit. Kjo mund të prekë deri në dy milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar. Ka një sërë shkaqesh, duke përfshirë ekspozimin e reduktuar ndaj dritës së diellit, që çon në nivele më të ulëta të melatoninës (hormoni i gjumit) dhe serotoninës (hormoni i lumturisë), ndryshimi i oreksit dhe çrregullimet e modeleve të gjumit. Pra, nëse ndiheni pak të mërzitur ndërsa i ftohti zbret, këtu janë disa këshilla për t’ju ndihmuar të ndiheni pak më të lumtur këtë sezon të trishtuar.