Ikona e kinematografisë Leonardo DiCaprio ka zbuluar se nuk ka në plan të largohet nga Hollywood së shpejti. Duke diskutuar karrierën e tij të gjatë të aktrimit në një intervistë për Good Morning America, Leo rrëfeu se kishte një qëllim për të arritur para se të mbushte 50 vjeç vitin e ardhshëm. “E dini çfarë? Vetëm një film më shumë. Një film më shumë, “i tha ai prezantuesit Chris Connelly.
Dyshja reflektuan në takimin e tyre të parë më herët në intervistë, me Chris duke bërë shaka se sa shpejt kishte kaluar koha. “Ju jeni 49 vjeç. Si dreqin ndodhi kjo?” ai qeshi. “Nuk e kam idenë,” u përgjigj Leonardo, duke shtuar: “Ne po flisnim për intervistën tonë të parë, që mund të ketë qenë 30 vjet më parë.”
Rikujtojmë, se filmi “Brokeback Mountain” u shfaq në vitin 2006 dhe skenaristët kanë deklaruar se as Leonardo DiCaprio dhe as Brad Pitt nuk besuan në të. Regjisori Gus Van Sant tha se:
Askush nuk donte ta bënte këtë film. Unë isha duke punuar për të dhe ndjeva se kishim nevojë për një kast shumë të fortë, me shumë fytyra të njohura. Kjo nuk funksionoi. Pyeta kandidatët si Leonardo DiCaprio, Brad Pitt, Matt Damon, Ryan Filipe. Të gjithë thanë jo.
Një tjetër emër që përfundoi jashtë projektit ishte Josh Harnett. Aktori fillimisht pranoi të ishte pjesë e “Brokeback Mountain”, por pati probleme serioze pasi në të njëjtën kohë po punonte për filmin “Black Dahlia”. Për shkak të kësaj, ai duhej të largohej nga filmi dhe roli përfundimisht iu dha dikujt tjetër.
Ndërkaq, Leonardo DiCaprio, njëherazi producent dhe i njohur si aktivist në mbështetje të mjedisit, reagoi disa muaj më parë duke përshëndetur vendimin e qeverisë për shpalljen e Vjosës, Park Kombëtar. Në një mesazh në rrjetet sociale, DiCaprio e quan “historik” dhe shkruan se “tashmë Vjosa do të rrjedhë e lirë përgjithmonë”. Sipas tij, ky vendim “përbën vizionin e ri për ruajtjen globale të ujit”.