Aktualitet Politikë

Ikën Basha, vijnë reagimet e para brenda PD-së!

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhene pasditen e sotme doreheqjen nga drejtimi i PD. Vendimin ai e komunikoi këtë të hënë, ku deklaroi se po bën një hap pas, për t’i dhënë mundësi Partisë Demokratike të ringrihet pas krizës së rëndë ku është futur kjo parti.

Kryetarët e degëve të Partisë Demokratike në Kombinat, Mat dhe Dibër nuk kanë rënë dakort me dorëheqjen e kryetarit Lulzim Basha.

Ata janë shprehur se ndihen të tradhëtuar, teksa kanë kërkuar edhe shpjegime se pse Lulzim Basha vendosi të hedhë një hap pas, duke dhënë dorëheqjen.

Ndërkaq Ervin Salianji shprehet:

Një pjesë dërrmuese e grupit nuk ka ardhur për shkak të njoftimit me vonesë, dhe Këshilli duhet të ishte organi.
Dorëheqja akt i mirepritur por i vonuar. Siguroj demokratët qe ne si deputetë do ndjekim që rruga e PD të jetë rrugë drejt bashkimit. Shpresoj që akti i sotëm të mos mbetet në rrugë e të mos ripengohet permes truqeve të ndryshme.

Grida Duma tha se pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga kreu i PD, është koha që të gjithë demokratët të shpalosin energjitë për ringritjen e  partisë në fitore.

Nga ky çast, Partia Demokratike mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe! Nga ky çast, Partia Demokratike, me të vetmit aksionerë: demokratët, mundet të shpalosë gjithë energjinë e jashtëzakonshme që ka.