Në muajin Gusht të vitit të kaluar, aktorja e famshme shqiptare Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë. Jeta e saj ndryshoi tërësisht me ardhjen në jetë të vogëlushit Amar dhe në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, Olta theksoi se është një mama ‘full time’ dhe e adhuron ‘punën’ e saj të re.
Olta nuk e ka mbajtur vetëm për vete vogëlushin por shpeshherë poston foto të tij në rrjetet sociale. Këtë gjë e ka bërë edhe gjatë pritjes së ëmbël duke postuar foto e video me barkun e rrumbullakët.
Mirëpo, së fundmi një foto që Olta ka hedhur në Instagram me të voglin e saj ka marrë një koment negativ që ka tërhequr vëmendjen e aktores. “Idjote pa çorape bebi, gjynah në këtë të ftohtë” -shkruan ndjekësja e irrituar duke bërë që Gixhari t’i kundërpërgjigjet:
Shkruhet idiote, se dua që të jesh e saktë
Pavarësisht kundërpërgjigjes, fansja ka vazhduar të bëjë komente të tipit ‘shyqyr që na e mësove’.
Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, Olta ishte në një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Kejvin Kalo. Ajo foli për herë të parë për mëmësinë dhe jetesën në Spanjë.