Studiuesit kanë identifikuar personin e dytë me HIV që është shëruar pa përdorimin e barnave antivirale. Sipas një raporti të botuar në ‘Annals of Internal Medicine’, një grua 31-vjeçare, e cila u diagnostikua me HIV në vitin 2013, mori terapi antiretrovirale vetëm për gjashtë muaj gjatë shtatzënisë për të parandaluar transmetimin e infeksionit te foshnja e saj.
Megjithatë, testet e shumta të sofistikuara që kërkojnë prova gjenetike të HIV-it në gjakun e pacientes nuk treguan asnjë virus të paprekur në qelizat e saj, thotë Dr. Xu Yu, i cili drejtoi ekipin hulumtues që raportoi për rastin. Ajo është një hetuese kryesore në Institutin Ragon të Spitalit të Përgjithshëm të Massachusetts, MIT dhe Harvard, si dhe një profesoreshë e asociuar e mjekësisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit.
Gjetjet sugjerojnë se sistemi imunitar i pacientes madje ishte në gjendje të pastronte rezervuarët e HIV-it që lejojnë që virusi të vazhdojë të riprodhohet për dekada. Ilaçet aktuale anti-HIV mund të ulin nivelet e virusit në nivele të pazbulueshme, por nuk mund ta çlirojnë plotësisht trupin nga këto rezervuarë të zgjatur të virusit.
Disa pacientë kanë një sistem imunitar të aftë për të eliminuar HIV-in pa pasur nevojë për mjekim, sipas APE-MPE. Edhe pse ata kanë ende “rezervuarin”, ata kanë qeliza T vrasëse që janë në gjendje të eliminojnë virusin vetë, pa ndihmën e ilaçeve.
Katër persona në histori janë raportuar të “shëruar” nga HIV. Megjithatë, dy prej tyre “Pacienti i Berlinit” dhe “Pacienti i Londrës” u shëruan pas transplantimit të qelizave staminale, një procedurë e rrezikshme që shkencëtarët janë përpjekur ta përsërisin me pacientë të tjerë, por pa sukses.
Ndërkaq, rikujtojmë se Ken Dee, miku i britanikut të parë që vdiq nga SIDA, emri i të cilit më në fund u zbulua pas 40 vitesh në një dokumentar të ri, ka sjellë dhe njëherë në vëmendje momentin kur Princeshë Diana i shtrëngoi dorën një homoseksuali që po vdiste nga kjo sëmundje. Teksa u shfaq në emisionin “Good Morning Britain” për të folur për mikun e tij John Eaddie, i cili është emëruar si viktima e parë e SIDA-s në Mbretërinë e Bashkuar.
Kur foli për stigmën që shoqëronte sëmundjen në kohën e vdekjes së Eaddie në 1981, bashkëprezantuesja e “GMB”, Susanna Reid e pyeti atë se si u ndikua nga shtrëngimi i dorës i Princeshës Diana me një homoseksual që ishte i prekur me virusin HIV/AIDS.