Bota Botë e Çuditshme Politikë

Dokument identifikimi per qentë ne Poloni, lideri i së majtës Robert Biedroń: “Keto zgjedhje i takojnë dhe mikut më të mirë të njeriut…”

Koalicioni i majtë i Polonisë (Lewica) ka propozuar që çdo qen i braktisur të ketë një numër identifikimi. Kjo politikë, e ngjashme me atë të ‘PESEL ID’ për njerëzit, u shpall si një nga pikat kryesore të së majtës për zgjedhjet e ardhshme. Pika kyçe të tjera përfshijnë të drejta të mëtejëshme për mbrojtjen e grave, krijimin e një fondi për qera të përballueshme dhe një grup me reforma të ndryshme për të drejtat e punëtorëve.

Robert Biedroń, lideri i së majtës, tha:

Do të prezantojmë një dokument identifikimi për çdo qen, që të mos ketë më qen të braktisur. Këto zgjedhje i takojnë edhe mikut më të mirë të njeriut.

Kjo ide nuk është plotësisht e re, pasi në 2022, qeveria e mëparshme kishte dëshirë për të pajisur çdo qen me dokument identifikimi përmes mikroçipeve.

E majta propozon një fond prej 100 miliardë euro për ndërtimin e banesave me qera, me 10 milionë euro të ndarë për 100,000 apartamente në Poloni. Ata persërisin objektiva të mbartura nga fushata të shkuara, si një standard i ri me 35 orë pune në javë dhe të drejta të mëtejshme për pjesëtarë të komunitetit LGBTQ.