Tech

IBM pritet të shtojë qindra vende pune të lidhura me Inteligjencën Artificiale në Irlandë!

IBM planifikon të punësojë deri në 800 njerëz të tjerë në Irlandë për të ndihmuar në ndërtimin e softuerit të avancuar të mbështetur nga teknologjia AI. Ky thuhet të jetë njoftimi më i madh i punës në sektorin shumëkombësh të vendit këtë vit, tha agjencia shtetërore e investimeve IDA Ireland. Ofruesi i softuerit dhe shërbimeve të konsulencës në SHBA, i cili është një nga punëdhënësit më të mëdhenj shumëkombësh në Irlandë me një staf prej 3,000 personash, do të shtojë rolet në kërkimin dhe zhvillimin, shitjet digjitale dhe këshillimin.

Irlanda është jashtëzakonisht e varur nga kompani shumëkombëshe të huaja, të cilat pothuajse kanë dyfishuar fuqinë e tyre punëtore në dekadën e fundit për të përbërë rreth 11% të të gjithë tregut të punës. “Kjo është vendosur të japë një ngritje të vërtetë në ekosistemin e teknologjisë irlandeze duke avancuar aftësitë në disa nga zonat kryesore”-ka thënë në një deklaratë shefi ekzekutiv i IDA Ireland, Michael Lohan.

Ndërkaq, një ish-drejtues i lartë i kompanisë së teknologjisë artificiale ‘OpenAI’, i cili dha dorëheqjen së fundmi tha se siguria nuk është përparësi e kompanisë. Jan Leike, i cili drejtoi ekipin e quajtur “Superalignment” të ‘OpenAI-it’, së bashku me një bashkëthemelues të kompanisë, i cili gjithashtu dha dorëheqjen shkruante në një seri postimesh në platformën e medias sociale X, se ai ishte bërë pjesë e kompanisë, pasi mendonte se do të ishte vendi më i mirë për të bërë kërkime në fushën e inteligjencës artificiale. “Prej kohësh nuk kam rënë dakord me udhëheqësit e OpenAI-it në lidhje me përparësitë kryesore të kompanisë, derisa më në fund mbërritem tek një pikë ndarjeje”-shkruante Leike.