Rod Ponton është avokati fatkeq nga Teksas i cili sapo përjetoi…me siguri momentin më ogurzi të karrierës së tij. Gjatë një seance gjyqsore që po mbante në Zoom, në momentin kur hapen kamerat, fytyra e tij qëndronte poshtë një filtri maceje.
Fillimisht Rod nuk po e kuptonte se çfarë nuk po shkonte siç duhet, duke pyetur gjykatësit nëse arrinin ta dëgjonin. Këta të fundit u shprehën se dëgjimi nuk ishte problemi por fytyra e koteles së trembur që nuk largohej nga ekrani.
Edhe pse u mundua shumë që ta hiqte këtë filtër të këndshme por të papërshtatshme për situatën, avokati nuk ja doli dot. Rod e vazhdoi takimin zyrtar në këtë mënyrë dhe megjithëse u bë viral në rrjet, të gjithë e vlerësuan profesionalzmin e tij.