Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Gjatë lojës vigani-shkurtabiqi, Erjola dhe Egla kanë qenë të dyja në kuzhinë e ndërsa ‘twerk-u’ ka qenë kryefjala e këtyre ditëve, banoret e shfrytëzuar lojën si mundësi për ‘t’i vënë flakën’.
Duket se së fundmi marrëdhënia e Eglës me Gracianon është rregulluar. Pasi mësimeve të ‘twerk-ut’ dhe lojës së Pinto Color, duket se ata tashmë e kanë përzemër njëri-tjetrin e mbrëmjen e djeshme, Egla e ka thirrur nga dhoma e saj e gjumit Gracianon për t’i thënë “të dua”.