Celebrities Gossip Showbiz

I vendosën në koncert bashkëpunimin me Dafina Zeqirin, ja si vepron Ledri Vula !

Vargjet “t’i kam dhon krejt, ama sot m’ke lon (prapë) vetëm” të këngëve “Si Mua” nga Dafina Zeqiri e Elgit Doda dhe “E keni dit” nga Ledri Vula, Romeo Veshaj dhe Klementi kanë ngjallur debat dhe kanë nisur një dramë publike mes Dafinës, Ledrit dhe Sara Hoxhës. Dafina ka ndërprerë marrëdhënien shoqërore me çiftin dhe i ka hequr nga rrjetet sociale.

Së fundmi Ledri ka marrë vëmendjen e mediave me një veprim gjatë koncertit të tij më të fundit. Të gjithë e dinë romancën e Ledrit dhe Dafinës para disa vitesh dhe gjatë periudhës kur ishin të lidhur ata kanë bërë një bashkëpunim muzikor. Edhe pse më vonë çdo gjë u la pas dhe Dafina pati marrëdhënie të mira me Ledrin dhe partneren e tij, Sara Hoxha deri sa së fundmi kanë prishur miqësinë e tyre. Në koncertin më të fundi gjatë kohës kur Ledri po performonte në skenë vihet bashkëpunimi i tij dhe Dafinës dhe  Ledri sapo e ka kuptuar për cilën këngë bëhet fjalë është kthyer nga Dj dhe i ka kërkuar ta ndryshojë.

https://www.tiktok.com/@alta_brandstore/video/7271821536112299269?is_from_webapp=1&sender_device=pc

 

Pas shumë reagimeve dhe ‘thumbimeve’ mes Dafinës dhe Sarës së fundmi. Olta Gixhari ka qenë ajo që e ka shtyrë akoma më shumë zjarrin. Nga një ‘Ask’ i postuar në Instastory, ndjekësit e pyesin Oltën se cila është pjesa e saj e preferuar nga kënga e Ledrit, Romeos dhe Klementit e Olta ka shkruar frazën e njëjtë me këngën e Dafinës dhe ka etiketuar Sarën. E më pas Sara e ka ripostuar dhe ka shkruar një tjetër ‘thumb’ për Dafinën.