Botë e Çuditshme

I transmetuar 500 breza, rituali më i vjetër në botë!

Arkeologët kanë zbuluar prova se një ritual aborigjen mund të jetë transmetuar 500 breza dhe ka mbijetuar 12 000 vjet, duke e bërë atë praktikën më të vjetër kulturore në botë. Ndërsa hetonin shpellën Cloggs, që ndodhet afër Buchan, një qytet i vogël australian rreth 350 kilometra në lindje të Melburnit, studiuesit gjetën një copë druri dhe përcaktuan se është 12 000 vjet e vjetër, nga fundi i Epokës së fundit të Akullit.

Artefaktet 12 000-vjeçare nuk mbijetojnë në tokë për aq gjatë por thjesht shpërbëhen. Ata zbuluan gjithashtu një shkop druri, i cili, megjithëse 1000 vjet më i ri, ishte jashtëzakonisht i ngjashëm me zbulimin e parë. Të dy shkopinjtë ishin lyer me yndyrë shtazore ose njerëzore.

Mendohet se këto objekte janë përdorur për të kryer disa rituale që njerëzit e asaj kohe bënin, për të dëmtuar kundërshtarët ose për të shëruar të sëmurët. Gërmimet e para në këto shpella u zhvilluan 50 vjet më parë, por studiuesit nuk i analizuan dhe nuk i kushtuan rëndësi materialeve bimore, si shkopinjtë e drurit. Ndërsa së fundmi, përveç datës dhe funksionit të përdorimit të këtyre shkopinjve, arkeologët gjithashtu arritën në përfundimin se shpellat përdoreshin gjithmonë si vende ritualesh.