Këngëtari i njohur latin, Ricky Martin së fundmi ka folur hapur rreth marrëdhënies së tij me partnerin Jwan Yosef. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “People”, Ricky ka treguar se ndihet shumë i lumtur.
Unë jam një libër i hapur! Nuk fshehë më asgjë sot. Ne nuk jemi në pritje të ëmbël. Aktualisht, po përpiqemi t’ja dalim mbanë me binjakët dhe të rrisim dy binjakët e tjerë, sepse Lucia dhe Renn kanë vetëm 9 muaj diferencë. Ata janë të lodhshëm, por ne jemi të fortë dhe të shëndetshëm.
Këngëtari ka treguar se me partnerin e tij është njohur në vitin 2016-të përmes Instagram-it dhe se të dy kanë jetuar për disa muaj një dashuri platonike derisa më në fund u takuan në Londër.
E pashë dhe thashë, ‘Oh Zot unë do martohem me të’. Ai është burri më romantik që kam njohur. Ai ankohet se unë nuk i këndoj kurrë. Po ai është një kërcimtar shumë i mirë. Unë i thërras Shakira.
Më pas ai ka treguar se vendimi për t’u martuar ishte i minutës së fundit, sepse rastisi që familjet e tyre ishin në të njëjtën kohë bashkë në qytet. Asokohe Martin ishte një baba beqar, i dy binjakëve, Valentino dhe Matteo, që erdhën në jetë nga një nënë surrogate. Ai ka pranuar se ata kanë dëshirë që të kenë në të ardhmen më shumë fëmijë.
Po duam më shumë fëmijë. Ka embrione të ngrira. Më kujtohet se çdo të diel ne ishim 34 nipër dhe mbesa në shtëpinë e gjyshërve tanë. Dhe gjithmonë kam thënë se një ditë unë do të hap derën e shtëpisë time dhe do të shoh shumë fëmijë që vrapojnë drejt meje. Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime.
Na ka munguar kohët e fundit me një projekt të ri muzikor ama për pamjen e tij është kujdesur në maksimum edhe pse nuk ka qenë epiqendra e medias. Ricky para pak kohëve ka realizuar një intervistë për revistën “Schon” dhe duhet theksuar se duket më joshës se kurrë.