E marta padyshim që me TAR është “Ndryshe” nga çdo ditë tjetër e javës. Me personazhe që nga java në javë na rrëfejnë dhe zbulojnë shumëçka, këtë episod një rrëfim i Marin Memës, gazetari dhe autori i “Gjurmë shqiptare” na ka drithëruar me të vërtetë. Megjithëse, Mema nuk mund t’i shpëtonte edhe pyetjeve ‘pa nivel’ të Salsanos dhe Adit.
Fillimisht, Marini zbuloi rreth dokumentarit të tij rreth shpellës pranë zonës së Bulqizës ku kishte gjetur mbi më shumë se 50 eshtra.
E morëm informacionin rastësisht nga dy djem të zonës. Fillimisht nuk e besova kur më treguan pamjet, mu duk si tallje, e pabesueshme. Kur më siguruan se është e vërtetë, ika atje por nuk më paralajmëruan që ishte e frikshme. Duhet të hynim zvarrë, pastaj të zbrisnim në një nënkat ku kishte një numër të konsiderueshëm eshtrash. Adrenalina na bëri që të shkonim deri në fund. Bëra dokumentarin e parë. Zbrita në fshat të merrja informacione, por nuk ishin shumë të qartë. Kam frikë se eshtrat ishin të ngacmuara. Pasi dola jashtë kërkova ngritjen e një grupi arkeologësh. Vajtëm sërish, disa u tërhoqën, të tjerë u habitën. Ishin rreth 50-60 kafka.
Më tej ai zbuloi se cilat ishin tre tezat kryesore që janë ngritur nga ekspertët lidhur me këtë zbulim të Memës.
Në janar na erdhën përgjigjet, janë eshtra 1600-1700 vjeçare. Janë ngritur 3 teza kryesore deri më tani. E para është që shpella ishte vendi ku besimtarët paganë që u luteshin Zotave të tyre dhe mund të jetë pasojë e mbytjes brenda ose vetsakrifikim. E dyta është që mund të jenë krishterët e parë, në kohën kur nuk ishte liberalizuar ende dhe kryenin ritet e tyre në shpella. Tjetra është që mund të kenë qenë nga dyndjet gote. Gotët njihen që kanë ardhur në këto toka dhe kanë kryer masakra. Mund të jenë bllokuar aty. I tregoj shtetarëve tanë që kjo Shqipëria jonë ka kaq shumë vlera. Të huajt duan të shohin traditën dhe trashëgiminë, jo kulla.
Nëse z.Mema do t’i kërkohej të bëhej pjesë e politikës, a do të hynte ai në këtë botë?
Sot për sot nuk hyn në gjërat që unë dua të bëj. Këta (politikanët) janë të gjithë koka, të mençur, nuk kanë para.
E pyetjes rreth ‘Big Brother VIP’ nuk mund t’i shpëtonte as Marini. Kush është i preferuari i tij?
Fitoftë më i miri. S’besoj se ka shqiptar që nuk e ka parë ‘BBV’.