Koreografi i njohur, Ilir Shaqiri, ishte mëngjesin e kësaj të marte i ftuar në emisionin “Wake Up”. Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP” foli pak edhe për familjen e tij. Tashmë të gjithë e dimë lidhjen e tij të ngushtë me të bijën, Emily, e cila gjithashtu është një artiste si ai. Gjatë bisedës, Iliri foli për librin që ka shkruar vajza e tij, por edhe për ‘dhëndrin’.
Balerini tregoi se si i ka treguar Emily për të dashurin e saj dhe si ai menjëherë i tha ‘sille në shtëpi’. Por jo vetëm kaq, pasi koreografi shtoi se për pushimet për Pashkë e kishte ftuar për një udhëtim në Siçili. Madje kishte udhëtuar vetëm me të për 8 orë.
Në shtëpinë tuaj arti zbret në tri breza deri tani, Emily ka botuar një libër që flet për dashurinë, për artin, për të bukurën. Si e ke pritur ti si baba kur ke mbajtur këtë libër në dorë?
Shumë krenar. Siç prindërit e mi janë të rezervuar në përgëzimet, lavdërimet, edhe unë me vajzën jam i rezervuar. Pres të shikoj rezultatin final. Gjëja është superlative, sepse të kesh një vajzë që studion, aktron dhe tani shkruan një roman, ka një jetë artistike shumë të ngarkuar. Jam shumë krenar. Romani është shumë intrigant.
E ke lexuar librin?
Të them të drejtën kam lexuar përmbledhjen, se më beso nuk kam patur kohë. Po e lexon më përpara gjyshja se sa unë. Por edhe dua të shoh impaktin në publik dhe unë të jap verdiktin final.
The se lëviz shumë, udhëton shumë. Kjo është arsyeja që mungon në videot e Emily-t që bënit duke kërcyer dhe ja ke lënë vendin dikujt tjetër?
Kjo është e vërtetë.
Emily ka video shumë të bukura dhe argëtuese me të dashurin e saj. Çfarë mendon babi Ilir për këtë?
Babi bëri një gjë shumë të bukur. E takova Emily-n, e shikoja që rrinte pak shtrëngueshëm. I thashë ‘ke ndonjë gjë për të më thënë, si është puna?’. Më tha ‘jo’. Bëmë dhe dy shkallë të tjera dhe i them ‘zbraze se po e kuptoj se do të më thuash diçka’. ‘Jam njohur me një djalë, pëlqej një djalë’. Unë ‘kush është ky?’. I thashë që t’a sillte në shtëpi dhe ajo nuk e priste këtë. Më mirë t’a njoh më shpejt se sa më vonë. Gjëja e dytë superlative që kam bërë dhe jam krenar për këtë, kur do iknim në Siçili për Pashkë, kishim 1 javë pushime, i thashë që të vinte me ne. E di pse e mora me vete? Erdhi momenti i biletave, ne jemi me qen dhe mace. Makina nuk i merr të gjithë, unë e dija këtë. Po shikoje sa larg pashë. Ju thashë Emily-t dhe Emanuelës që të iknin me tren dhe të merrnin macet. Kurse unë, qeni dhe ky tjetri, po marrim makinën dhe po bëjmë 8 orë rrugë. Në makinë me një person njihesh në rrugë të gjata. 8 orë filloi një muhabet shumë i këndshëm. Kuptova atë që është ai djalë dhe vlerësova tipin sportiv, pjesëmarrës. E sprovoja në ca gjëra.