Daniel Craig i thotë lamtumirë kostumeve të agjentit më të njohur të gjitha kohërave, teksa përgatitet për tu përshëndetur me një nga burrat më kryesorë të tragjëdisë.
Craig dhe Ruth Negga do të luajnë ‘Makbeth’ në Broadway duke filluar në mars 2022. Shfaqja do të jepet për publikun vetëm për 15 javë.
Me filmin e fundit të James Bond “No Time to Die’, Craig po bën përfundimin e kësaj epoke dhe ai ka mundësinë të marrë përsipër projekte më të reja dhe të larmishme.
Aktori nuk është vetëm, pasi do të bashkëpunojnë me disa emra të mëdhenj në këtë projekt. Prodhuesja Barbara Brokoli është gati për këtë dramë Shekspiriane. Më parë, ajo ka prodhuar nëntë filma të ‘James Bond’ me Craig dhe Pierce Brosnan.
Shfaqja do të drejtohet nga fituesi i ‘Çmimit Tony’, Sam Gold.