Ronela Hajati prej pak ditësh ka treguar se ka udhëtuar drejt Amerikës, më saktë New York-ut ku ndodhen dhe disa nga miqtë e saj më të mirë. Nga angazhimi me albumin dhe koncertet, këngëtarja nuk pushoi shumë gjatë sezonit veror dhe duke se ato ditë po i zëvëndëson tani.
Ajo vazhdimisht ka publikuar shumë foto ku na tregon pak nga pushimet e saj. Ronela është shfaqur e veshur shumë stil teksa ka pozuar “rrugëve të New York-ut”.
Ronela gjithashtu na ka treguar se ka marrë pjesë në koncertin e yllit latino-amerikan, Ricky Martin për të cilën u shpreh se ishte një nga netët më të mira që ka përjetuar ndonjëherë.
Rikujtojmë se, para vetëm dy javësh këngëtarja publikoi projektin e saj më të ri muzikor, pjesë e albumit “Rron’Ela” në bashkëpunim me Klementin, një djalë të vogël, por shumë të talentuar. “Leje” ka mbi 2 milion klikime në platofromën YouTube duke rezultuar shumë e pëlqyer. Jo vetëm kaq, por kënga është gjithashtu pjesë e ‘The Top List’ dhe prej dy javësh ndodhet në klasifikim, ku për momentin zë vendin e 33-të.
E keni menduar ndonjëherë Ronelën një fëmijë të vogël, jo siç jemi mësuar gjithmonë ta shohim të kuruar apo provokuese në klipet dhe daljet e saj televizive? Epo, këngëtarja u bë pak nostalgjike dhe para pak ditësh na tregoi një foto kur ka qenë thjesht një vogëlushe dhe me siguri nuk do ta njihni.