Celebrities Gossip Showbiz

I surprizoi të gjithë kur dha lajmin se do të bëhet baba, Ermal Meta rrëfen emocionet dhe emrin e vogëlushes që do të vijë në jetë!

Disa javë më parë këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta njoftoi se do të bëhet baba për herë të parë. Ai ka folur sot për këto emocione të veçanta në emisionin ‘Verissimo’ ku ka rrëfyer se foshnja është vajzë ndërsa zbuloi edhe se si do ta quajnë atë. “Një aventurë e bukur nis”-thotë artisti.

Më pas Meta tregon emrin e vogëlushes që do të vijë në jetë në qershor:

Ajo do të quhet Fortuna Marie.

Titullin e albumit të ri “Buona Fortuna” këngëtari ia ka kushtuar vajzës e cila do të jetë dhe fëmija i parë për çiftin.

Ne e zbuluam lajmin kur kisha nisur punën për albumin dhe më duhej të konceptoja gjithçka sërish nën dritën e një energjie ndryshe.

Në lidhje me ndjesitë e ndara me partneren e tij Chiara Sturdà, Ermal Meta rrëfen se është në një “gjendje të ngrirë” duke pritur që të mbërrijë në shtëpi vogëlushja.

Kam biseduar me miq të tjerë, thonë se është normale të ndjesh këto emocione. Jam i ngrirë dhe i lumtur duke pritur të shoh fytyrën e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Verissimo (@verissimotv)

Ndërkaq, vazhdimisht Ermal Meta vazhdon të emocionojë me historinë e tij familjare të lidhur me sakrificën e nënës që i mundësoi udhëtimin e shpresës në Itali, vendit që e bëri të famshëm e të suksesshëm kantautorin shqiptar e lindur në Fier.

Gruaja me emrin Mira ëndërronte një të ardhme për fëmijët e saj, ëndrrën e një rilindjeje në një vend larg atdheut, e njëjta ëndërr që patën 86 emigrantët që vdiqën në brigjet italiane të Cutro-s. Në një monolog në programin italian “Le Iene”, Ermali tregoi për dy të panjohur që ndryshuan katër jetë, përfshirë të Ermalit, i cili pas rreth një muaji mbush 42-vjeç.