Fustani ikonë i mbretëreshës së popit Madonna që ajo veshi në videoklipin e këngës ‘Material Girl’ pritet të dali në ankand në Kaliforni. Fustani së bashku me byrzylykë dhe diamantë, vlerësohet të kushtojë midis 100,000 deri në 200,000 dollarë.
Veshja u shfaq fillimisht në një prodhim televiziv të vitit 1980 për aktoren e njohur Marilyn Monroe dhe u mor me qera nga një kompani filmike për t’u përdorur në videoklipin e artistes. Videoja u frymëzua nga performanca e Monroe në këngën “Diamonds are a Girl’s Best Friend” për filmin e vitit 1953 ‘Gentlemen Prefer Blondes’. Drejtori i ankandit, Darren Julien tha se:
Është një nga veshjet më historike dhe ikonike të Madonna-s, shumë pak artikuj që janë kaq ikonë të saj janë në domenin publik.
Ndërkaq, një bateri e rrallë nga grupi i parë i John Lennon dhe Paul McCartney, ‘The Quarrymen’, është gjithashtu në treg, me vlerësime midis 400,000 dhe 600,000 dollarë. Gjithashtu në ankand do të dalë edhe një tekst original i kompozitorit amerikan Bruce Springsteen dhe një e këngëtarit Bon Jovi.
Rikujtojmë se ish-partnerja e Kanye West, Julia Fox mund të luajë rolin për filmin e ardhshëm të Madonna-s për jetën e rrëfyer të superyllit. Para pak ditësh Madonna postoi një seri fotosh në rrjetin e saj social Instagram duke pozuar me Fox dhe në krahë të atletëve Antonio Brown dhe Floyd Mayweather, plus të dashurit të ri të bukuroshes Kanye West me mbishkrimin:
Shkova në darkë me Julia për të folur për filmin tim dhe disa njerëz të tjerë u shfaqën.
“Entertainment Weekly” raportoi se Fox është një aktore e njohur për rolet në “Empire Records” dhe “Goodfellas”. Madonna ka vite që po punon për filmin për jetën e saj, duke bashkëpunuar me fituesin e çmimit “Oscar”, Diablo Cody, i cili shkroi “Juno” dhe “Jennifer’s Body”.