Mbrëmjen e së shtunës në ekranin e madh të Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP”, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti që të gozhdonte para ekranit teleshkuesit. 18 banorë janë bërë pjesë e shtëpisë me të famshme në Shqipëri dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.
Ndërkohë pritet që mbrëmjen e sotme, shtëpisë t’i shtohen sërish 6 banorë të rinj. Por se cilët janë ata, na mbetet të presim edhe pak për ta zbuluar.
Edhe pse ka vetëm pak ditë që ka nisur “Big Brother VIP 3”, ndodhitë brenda shtëpisë janë të shumta dhe të ndryshme, nga debatet deri te ngacmimet. Një prej banorëve më të komentuar nëpër rrjet dhe jo vetëm është dhe Romeo Veshaj.
Në një moment ai gjendej i shtrirë në një kolltuk, e ndërsa mbi kokën e tij qëndronte Rike Roçi, e cila po i vendoste një maskë në fytyrë. Ndërkohë pranë tij ishte edhe Meriton Mjekiqi, i cili siç duket hedh ‘kunja’ mbi Romeon. Ky i fundit dëgjohet tekda thotë:
Romeo: Niveli më i lartë ky ishte. Kjo është gjëja më e bukur që më ka ndodhur në shtëpi këto dy ditë. O vëlla unë e gjeta arsyen domethënë për çfarë jam futur këtu brend.
Rike: Po s’të lenë këta për t’u relaksuar.
View this post on Instagram