Çmim i rëndësishëm për Lautaro Martinez: kapiteni i Interit fitoi çmimin Golden Foot 2024, një çmim ndërkombëtar i krijuar në vitin 2003 dhe u jepet futbollistëve që janë dalluar për cilësinë, klasin dhe sukseset e arritura.
Lautaro, i cili sezonin e kaluar fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën, duke vendosur finalen me golin ndaj Kolumbisë, Serinë A dhe titullin e golashënuesit më të mirë, pason Robert Lewandowski (fitues i edicionit të fundit të çmimit), duke lënë gjurmë të pashlyeshme.
Pas fitores ndaj Empolit, ku realizoi edhe golin e tretë të ndeshjes, argjentinasi u pyet edhe për renditjen e tij në “Topin e Artë”, ku u pozicionua në vendin e shtatë.
Ai bëri ironi duke thënë se ka vend për përmirësim.