Celebrities Gossip Showbiz

I shqetësuar për të ardhmen e tij në Hollywood, Will Smith në gjendje të rënduar emocionale!

Aktori i njohur Will Smith thuhet se është i shqetësuar për të ardhmen e tij në Hollywood. Pasi mori reagime mbarëkombëtare për goditjen me shuplakë të komedianit Chris Rock në ‘Oscars’, një burim pohoi se aktori është i shqetësuar se çfarë do të ndodhë me karrierën e tij në të ardhmen.

Frika e tij më e madhe është se ai është në ankth të plotë dhe nuk mund të bëjë asgjë për këtë, përveçse të ulet duarkryq, të vuajë dënimin e tij si një burrë dhe të përpiqet ta shlyejë atë sado që të mundet.

53-vjeçari dha dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit dhe tha se do të pranonte çdo ndëshkim të mëtejshëm të vendosur nga organizata. Presidenti i Akademisë së Filmit, David Rubin tha se dorëheqja e Smith u pranua.

Ne do të vazhdojmë të ecim përpara me procedurat tona disiplinore kundër Smith për shkelje të Standardeve të Sjelljes së Akademisë, përpara takimit tonë të ardhshëm të planifikuar të bordit më 18 prill.

Will nuk do të jetë më në gjendje të marrë pjesë në ceremonitë e Oscars për dekadën e ardhshme, por sipas rregullave të shfaqjes së çmimeve ai ende mund të fitojë nominime dhe ndoshta edhe të fitojë çmime. Ndërkaq, për çudi të fatit, Will është duke përfituar shumë para të cilat vijnë jo nga kinematografia, por nga letërsia. “Will”, libri i tij i botuar dhjetorin e kaluar që nga incidenti është kthyer në një nga librat më të kërkuar në Shtetet e Bashkuara, sipas “Forbes”.

Komediani i njohur Chris Rock nga ana tjetër ka shprehur se nuk ka interes të diskutojë incidentin me Will Smith në ‘Oscars 2022’ derisa të shohë disa para. Ai iu drejtua me shaka audiencës gjatë setit të tij të komedisë ‘Fantasy Springs Resort Casino’ në Indio, Kaliforni duke thënë se:

Jam mirë. Unë kam një shfaqje dhe nuk do flas për këtë derisa të paguhem.