Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm, në Elbasan, me pasojë vdekjen e një 24 vjeçari. I riu po vendoste lëndë eksplozive në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit Renato Çepa kur i shpërtheu në duar e për pasojë, humbi jetën. Mjeti u dëmtua kryesisht në pjesën e përparme.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se një shtetas rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit Renato Çepa, lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital. Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, të cilët vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.