Celebrities Gossip Showbiz

I rrethuar me femra në një jaht, ja si po e feston Butrint Imeri ditëlindjen!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Butrint Imeri, feston sot ditëlindjen dhe mbush plot 28 vjeç. Urimet në rrjetet sociale janë të shumta, por më të veçantit janë ai i vëllait të tij dh kunatës. Kjo e fundit në urim madje e ka quajtur “shoku më i mirë”, duke zbuluar kështu marrëdhënien e bukur që kanë. E vetëm pak më parë Butrinti ka publikuar në video teksa duket në një jaht dhe aty kalojnë shumë vajza të veshura me bikini.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Butrinti i ka bërë një dhuratë mjaft të kushtueshme vetes së tij. Këtë na e ka treguar me anë të disa postimeve në Instagram, teksa ka treguar makinën e tij të re, Ferrari SF90 Spider, e cila kushton rreth 850 mijë euro.