Aktualitet

I riu qëllon me thikë burrin e hallës, 58-vjeçari transportohet në spital!

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pas një sulmi me thikë ndaj një 58-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Marqinet, ku, pas një konflikti për motive të dobëta, i riu ka goditur me thikë burrin e hallës së tij.

Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari, F. K., ka sulmuar Q. K., 58 vjeç, pas një mosmarrëveshjeje. Viktima është transportuar me urgjencë në spital dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Policia e Komisariatit të Nr. 7 ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar motivet që çuan në sulm. Materialet proceduriale për 35-vjeçarin i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.