Gjiko është nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe mund të themi shumë i pëlqyer nga publiku. Mirëpo, gjatë këtyre ditëve në media po qarkullon një vendim gjykate që duket se e përfshin reperin në një akuzë më shumë se të rëndë.
Bëhet fjalë për mashtrim të një të miture duke e gënjyer se do ta bënte këngëtare dhe pjesë të spoteve të tij dhe kundrejt kësaj ai ka abuzuar seksualisht me të miturën dhe madje duke e droguar me substanca narkotike.
E teksa gjatë gjithë këtyre ditëve është pritur një reagim nga Gjiko, më në fund erdhi. Teksa padyshim është detyrë e çdo artisti të sqarojë publikun që e mbështet dhe e ndjek, reperi ka vendosur vetëm ditë pak minuta më parë të reagojë me anë të një Instastory duke treguar anën e tij të së vërtetës dhe duke e mohuar kategorikisht këtë akuzë dhe duke u shprehur se e vërteta do të dalë në pah.
E padyshim pritej dhe një reagim nga Elita duke treguar mbështetje për partnerin e saj e vetëm pak më parë e morëm një të tillë. Teksa ka shpërndarë një video ku duket me reperin në makinë, bukuroshja shfaqet duke i puthur dorën dhe duke treguar mbështetje të plotë ndaj partnerit të saj. Kështu ka zgjedhur prezantuesja të reagojë ndaj komenteve negative në rrjet.
Nga ana tjetër ka reaguar dhe avokati i reperit i kontaktuar nga Prive.
Ashtu siç është deklaruar vetë z. Gjikolli, bëhet fjalë për dy padi civile ndaj mediumeve të shkruara në Kosovë të cilat përmes shkrimeve kanë cënuar integritetin personal të z. Gjikolli dhe jo vetëm. Andaj, z. Gjikolli ka zgjedhur që t’i përgjigjet kësaj teme përmes gjykatës dhe ne presim një gjykim efikas. Për momentin rezervohem të komentoj përmbajtjen tutje meqë palët do të njoftohen me kohë përmes aktvendimit të gjykatës kur të pajisen me shkresat ë lëndës dhe e kuptojnë se çfarë shkelje të ligjit kanë bërë.