I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Big Brother Radio” qenë artisti i njohur, Stresi për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Duke marrë parasysh edhe sondazhin e zhvilluar në faqen e Top Albania Radio-s në lidhje me banorët të cilët kanë dalë në nominim këtë javë Endrik, Françeska dhe Egla reperi i njohur dha mendimin e tij duke analizuar lojën e aktores dhe duke u shprehur se:
E kam ndjekur, nuk më pëlqen se si ajo arsyeton, argumeton. Kur sheh një zonjushë të tillë ose zonjë nuk e di si mund ta quaj personin në fjalë, duhet t’i shohësh të gjithë të mirat që ka sepse ne nuk po i shohim asnjë të mirë deri tani. Nuk më pëlqen mënyra se si po e luan lojën. Nxitohet, i provokon njerëzit shumë, ju afrohet shumë.
Sa i përket banorëve të rinj nga ana tjetër Stresi shtoi se:
Është shumë e thjeshtë, ti duhet ta dish që kur hyn të paktën në çerekun ose gjysmën e lojës duhet të jesh aktiv që në ditën e parë. Të kapësh kush është le të themi një nga lojtarët më të fortë. Duhet t’i ruash ata dy ose tre lojtarë. T’i kapësh në gabim dhe të futesh në konfront me ta.