Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Vetëm pak më parë një zarf i bardhë ka mbërritur në shtëpi, kjo për shkak se banorët kanë humbur sfidën dhe nuk do të kenë buxhet për këtë javë. Të qëndronin pa ujë deri në një lajmërim të dytë ishte sfida nga Vëllai i Madh dhe Meritoni nuk e respektoi duke u hedhur në pishinë. Ama banorët nuk e pritën mirë dhe shumë debate u krijuan në shtëpi, por ajo që mori më shumë vëmendjen ishte Erjola. Shumë e nevrikosur, banorja teksa kishte në duar një lëng frutash ia ka hedhur në fytyrë Meritonit dhe më pas debati agravoi me tone të larta zëri.
Erjola: Ti tallesh me buxhetin tonë, lahu tani, ndyrësirë. Po rri pa kafe, pa ujë. I ndyrë, lahu tani
Meritoni: Vazhdo zemër
Erjola: Tallesh me bukën tonë dhe ju rrini si pula
Meritoni: Edhe ju rrini si pula
Erjola: Mos më imito
Meritoni: Mos më imito
Meritoni: Merr frymë
Erjola: Edhe më thoje dje nuk jam kalama, ça je ti?
Meritoni: Merr frymë. Hajde shpirt, drejt
Erjola: E ke qenin brenda ka fjet gjumë, mos më bëj mua…
Një sfidë e madhe kjo për banorët e shtëpisë së “BBV3”, ku ata nuk duhet reagojnë ndaj asgjëje të jashtëzakontë që Vëllai i Madh vendos në shtëpi. Në shtëpi kanë hyrë personazhe të njohur të ekranit, mes tyre edhe këngëtari i njohur, Dashnor Diko. Ky i fundit u fut nën tingujt e hitit të tij “Banania” dhe me një karrocë me këtë frut.