Celebrities Gossip Music Showbiz

I planifikuar të mbahej më 3 gusht, Beyonce anulon koncertin në Pittsburgh!

Diva e muzikës pop Beyonce ka anuluar turneun e saj botëror. Këngëtarja e “Break My Soul”, ishte planifikuar të performonte në stadiumin Acrisure më 3 gusht. Ndërkaq është bërë e ditur se turneu është anuluar për shkak të logjistikës së prodhimit dhe çështjeve të planifikimit. Por ata që kanë paguar biletën do të rimbursohen, sipas deklaratës.

Kryebashkiaku i Pittsburgh, Ed Gainey tha se qyteti ishte “plotësisht i përgatitur” për të mirëpritur Beyoncen në qytet, madje planifikonte ta nderonte atë me një “ditë zyrtare” për të njohur arritjet e saj. “Ne jemi në biseda me promotorin për ngjarjen në mënyrë që të kuptojmë se çfarë çoi në anulimin dhe nëse mundemi të gjejmë një datë ose vendndodhje të re për shfaqjen e saj”- shkroi Gainey në një deklaratë.

Beyonce nuk ka komentuar për anulimin e shfaqjes në Pittsburgh. Turneu Botëror i “Renaissance” filloi në Stokholm më 10 maj. Turneu është planifikuar të përfundojë në Kansas City, Missouri, më 1 tetor. Rikujtojmë, se së fundmi këngëtarja i është përgjigjur qeverisë amerikane pasi thuhej se i detyrohej më shumë se dy milionë euro taksa.

Këngëtarja e hitit “Crazy In Love” ka paraqitur një peticion në Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme (IRS) dhe ka kërkuar një gjyq në Los Angeles sipas dokumenteve të marra nga People. Kjo vjen pasi IRS lëshoi një njoftim ku thuhej se mbretëresha e muzikës pop i detyrohej më shumë se dy milionë euro taksa.