Bota

I përfshirë në një skandal seksual, BBC pezullon nga detyra prezantuesin e njohur!

Një prezantues i njohur i BBC-së është pezulluar nga detyra pas përfshirjes në një skandal seksual.

Ai akuzohet se ka paguar një fëmijë për foto seksuale. Prezantuesi, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur dyshohet se i ka dhënë një të riu më shumë se 35,000 paund për t’u fotografuar.

The Sun zbuloi ekskluzivisht se prezantuesi nuk është më pjesë e transmetimit të rrjetit të njohur. BBC konfirmoi se prezantuesi tashmë është pezulluar dhe po merret në pyetje nga policia.

Përmes një deklarate rrjeti i njohur bëri me dije se: BBC i merr seriozisht të gjitha akuzat dhe ne kemi procese të brendshme të fuqishme hetimi për t’u marrë në mënyrë proaktive me akuza të tilla. BBC po punon sa më shpejt që të jetë e mundur për të vërtetuar faktet në mënyrë që të marrim hapat e nevojshëm. Është e rëndësishme që këto çështje të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe me kujdes.

Deklarata e rrjetit të njohur televiziv vijoi më tej: BBC fillimisht mori dijeni për një ankesë në muajin maj. Akuza të reja na u bënë të enjten të një natyre tjetër dhe përveç pyetjeve tona, ne kemi qenë në kontakt edhe me autoritetet e jashtme, në përputhje me protokollet tona. Ne gjithashtu mund të konfirmojmë se një prezantues mashkull i stafit është pezulluar nga detyra.

Nëna, e cila pretendon se ylli i BBC-së e ka paguar fëmijën e saj për foto seksuale, tregoi se si mbeti e shokuar kur pa foton e prezantuesit me të brendshme në telefon.

“Ai po përkulej përpara duke u përgatitur që fëmija im të performonte për të. Fëmija im më tha se i kishte dërguar foto të pjesëve të trupit të tij dhe kjo ishte një foto nga një lloj video-telefonate.”