Celebrities Film & Tv Showbiz

I paparashikueshëm, “Don’t Look Up” thyen rekord në platformën ‘Netflix’!

Ndonëse ka vetëm dy javë që po transmetohet në platformën Netflix, filmi “Don’t Look Up” i Adam McKay, ku interpretojnë yjet e kinematografisë Leonardo DiCaprio dhe Jennifer Lawrence si një çift shkencëtarësh që përpiqen të bindin botën të marrë seriozisht një astroid, ka thyer rekorde më shumë se çdo film tjetër.

Filmi ka mbledhur 152,290,000 shikime në javën e dytë duke u renditur kështu si filmi më i parë në rang global në harkun e shkurtër kohor. “Don’t Look Up”, në të cilin gjithashtu interpreton Meryl Streep, Cate Blanchett, Jonah Hill dhe Timothée Chalamet, u shfaq në kinema më 10 dhjetor përpara se të debutonte në platformë 14 ditë më vonë.

Së fundmi aktorja Jennifer zbuloi se xhirimet e këtij filmi kanë qenë ferr. Ajo u shpreh se:

Ishte dita më e bezdisshme në jetën time.

Dita për të cilën Lawrence po fliste, ishte një skenë që DiCaprio dhe Chalamet po filmonin me Lawrence në një makinë. Ajo vijoi:

Më çmendën atë ditë. Unë nuk e di se çfarë ishte. Timothee ishte thjesht i emocionuar që ishte jashtë shtëpisë pas bllokimit nga pandemia. Mendoj se ishte skena e tij e parë. Dhe Leo kishte zgjedhur këngën që po luhej në makinë dhe ishte thjesht… Ajo këngë kishte të bënte me… e dini… blah, blah, blah. Më kujtohet se isha në mjerim absolut atë ditë. Ishte ferr.

Sipas regjisorit të filmit, Adam McKay, qëllimi i këtij filmi ishte të përcillte urgjencën e ndryshimeve klimatike duke i lejuar njerëzit të qeshin, pasi ai mendonte se komedia mund të ndihmonte në unifikimin e pikëpamjeve të ndryshme politike. Ai është shprehur se:

Pas 5 deri në 10 vitet e fundit të çmendura që kemi pasur të gjithë në të gjithë planetin, ndjenja ime ishte se: “Zot, a nuk do të ishte mirë të qeshja me disa nga këto ngjarje”.