Celebrities Gossip Showbiz

“I paaftë, boll bëre papagallin…”/ Ledjona përplaset me Meritonin

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Meritoni dhe Ledjona janë përplasur dhe kanë ironizuar njëri-tjetrin mbrëmë, teksa banori i kërkonte asaj të linte lojën e rezistencës, pasi ai donte t’a fitonte Vesa. Ledjona i është përgjigjur ashpër duke i thënë se nuk dorëzohet, ndërsa i ka thënë “i paaftë” dhe se ai nuk di të luajë vetëm.

Meritoni: Vesa po du me e fitu lojën. Të drejton gjenerali ty (Juli).

Ledjona: Po ku je ti mo? Po ik mo rri me Ilnisën atje, boll bërë papagallin këtu, se nuk flet as bukur që të të dëgjoj.

Meritoni: Të paktën e kam dialektin e bukur

Ledjona: Dialektin e paç me jetë edhe shumë i bukur është, por a ka mundësi të më ikësh nga sytë. Qenke stresuar komplet. Po pate mendere dil ballë për ballë vet, mos i dilni katër veta. Tek e tek. Të ka ngrënë.

Meritoni: Lëre lojën ik e qetësohu. Je zverdhur. Lere lojën.