Bota

I nxehti rekord, eksperti: “Kalifornia po hyn në një territor të panjohur…”

Me më shumë se një milion hektarë të djegur në fillim të sezonit të zjarreve, Kalifornia po hyn në një territor të panjohur, me nxehtësinë rekord që së shpejti do të kombinohet me erërat sezonale, sipas autoriteteve. Klimatologu Bill Patzert tha se:

Ne po hyjmë në nivelin e lartë të sezonit të zjarreve dhe tashmë jemi të gjunjëzuar. Moti është karta e egër dhe modelet e tij kanë ndryshuar. Duke parë në përparësi, është e vështirë të jesh optimist.

Dhe ndërsa shteti i prirur ndaj zjarrit ka parë erëra të forta këtë sezon, shumë ekspertë kanë frikë se ardhja e afërt e Santa Ana-s dhe Diablos, që zakonisht lëvizin rreth mesit të shtatorit, mund të sjellin edhe më shumë probleme për banorët dhe ekipet e zjarrit.

Rikujtojmë, se një tornado zjarri është filmuar nga qytetarët në një rajon të Kalifornisë disa ditë më parë. Është një nga shenjat që tregon motin ekstrem që po kërcënon Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me thatësirën dhe temperaturat e larta rekord. Edhe pse të rralla, fenomene të tilla janë parë edhe vitet e kaluara.

Në vitin 2016 një i tillë pati ndodhur në Kaliforni dhe një tjetër në Missouri në 2018. 3 vite më parë në këtë shtet njëri nga tornadot e zjarrit ishte 300 metra i gjerë dhe me temperaturën që arriti në 1480 gradë celsius. Në 2020 po ashtu pati tornado të ngjashëm.