Bota

I nxehti ekstrem, mbi 20 persona humbin jetën në Korenë e Jugut!

Këtë vit në Korenë e Jugut 28 persona kanë humbur jetën nga i nxehti ekstrem, njoftoi Agjencia Koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (KDCA). KDCA njoftoi se nga 20 maji e deri më tani janë regjistruar 3.019 raste me probleme shëndetësore të lidhura me temperaturat e larta. Sipas agjencisë, nga nxehti ekstrem këtë vit deri më tani kanë humbur jetën 28 persona.

Nga ana tjetër, në deklaratën e bërë nga Administrata Meteorologjike e Koresë së Jugut, paralajmërohet se vala e të nxehtit mund të vazhdojë deri në fillim të shtatorit. Administrata njoftoi më 24 qershor se u thye rekordi i temperaturës duke e regjistruar muajin qershor si “qershori më i nxehtë”, i cili ishte regjistruar më parë në vitin 2018. Në deklaratë thuhet se është dhënë alarm në 92 rajone në gjithë vendin, përfshirë kryeqytetin Seul, për shkak të të nxehtit ekstrem.

Sipas një studimi, vdekjet e shkaktuara nga nxehtësia në Evropë mund të trefishohen deri në fund të shekullit, në vendet e Evropës Jugore si Italia, Greqia dhe Spanja. Një studim i botuar në revistën Lancet Public Health zbuloi, se numri i vdekjeve do të rriten si pasojë e temperaturave të larta dhe madje mund të përshpejtohet ndërsa më shumë njerëz plaken dhe janë më të prekshëm ndaj temperaturave të rrezikshme.

Me ngrohjen globale, rritja e vdekjeve nga nxehtësia do të tejkalojë ndjeshëm uljen e vdekjeve nga të ftohtit, u shprehën studiuesit. Sipas studiuesve rezultatet sugjerojnë se ndryshimi i klimës mund të paraqesë “sfida të paprecedentë” për sistemet e shëndetit publik , veçanërisht gjatë valëve të të nxehtit.

Vdekjet nga nxehtësia mund të vrasin 129,000 njerëz në vit nëse temperaturat rriten me 3 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale. Sot, vdekjet nga nxehtësia në Evropë janë 44,000. Por numri vjetor i vdekjeve nga i ftohti dhe i nxehti në Evropë mund të rritet nga 407,000 njerëz sot në 450,000 deri në vitin 2100, edhe nëse udhëheqësit botërorë arrijnë objektivin e tyre për ngrohjen globale 1.5 gradë Celsius, sipas studimit.