Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

I mirë i mirë por nëse vuani nga ky problem shëndetësor nuk duhet të konsumoni spinaq!

Spinaqi konsiderohet si një bimë e shkëlqyer për shëndetin e organizmit. Megjithatë, disa studime kanë zbuluar se spinaqi dhe shumë barishte të tjera përmbajnë një substancë oksalat, e cila shkakton gurë në veshka dhe pengon përthithjen e ushqyesve të duhur. Oksalati është një kripë natyrale që prodhohet nga trupi dhe që gjendet tek disa bimë. Shkencëtarët besojnë se kjo kripë u jep barishteve shijen e athët për t’i mbrojtur nga ‘grabitqarët’ e ndryshëm, përfshirë njeriun.

Spinaqi përmban klorofilë, i cili është i njohur të jetë efektiv në bllokimin e qelizave kancerogjene të cilat krijohen kur konsumohen ushqime të skuqura në temperaturë të lartë. Spinaqi përmban luteinë, një karotenoid që mbron sytë prej sëmundjeve si kataraktet e lidhura me moshën dhe degjenerimi makular.

Shëndeti gastrointestinal mund të përmirësohet duke ngrënë më shumë spinaq. Vitamina C dhe beta-karoten, punojnë për të mbrojtur qelizat e zorrës së trashë nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Gjithashtu, mutacionet dhe dëmtimi i ADN-së në qelizat e zorrës së trashë mund të parandalohen nga folatet e pranishme në këtë perime me gjethe jeshile. Spinaqi është një burim i shkëlqyer i vitaminave A dhe C, të cilat janë antioksidantë që ndihmojnë në eliminimin  e radikaleve të lira në trup.

Gjithashtu magnezi, një mineral shumë i rëndësishëm ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut. Spinaqi është i pasur me oksalat. Njerëzit që vuajnë nga gurët e veshkave duhet ta shmangin sa më shumë këtë të fundit ose mos ta kalojnë sasinë 50 miligramë oksalat në ditë. Spinaqi ka më shumë se 50 miligramë, prandaj të shmanget më mirë. Gjithashtu spinaqi përmban nivele të larta të acidit oxalic, i cili në tepri mund të pengojnë thithjen e lëndëve të tjera ushqyese si kalciumi.