Syzet që Jeffrey Dahmer mbante në burg kanë dalë në shitje për 150,000 dollarë. Krimet e vrasësit serial janë kthyer në qendër të vëmendjes pas publikimit të një seriali të tij në Netflix. Taylor James, i cili është pronari i “Cult Collectibles” në Kanada u shpreh për TMZ se kjo do të jetë shifra me të cilën do të shiten syzet e vrasësit serial.
Sendet famëkeqe të vrasësit, bibla, fotot origjinale të familjes dhe dokumentet janë gjithashtu në shitje në faqen e internetit të Cult Collectibles, ndërsa kushdo që është i interesuar të blejë për 150 mijë dollarë syzet këshillohet të kontaktojë drejtpërdrejt Taylor-in.
“Monster: The Jeffrey Dahmer Story” një dramatizim i krimeve të vrasësit serial dhe kanibalit që vrau 17 burra dhe djem midis 1978 dhe 991 ka shkaktuar mjaft bujë që kur doli në Netflix. Seriali ekspozon këto krime të pandërgjegjshme, të përqendruara rreth viktimave dhe komuniteteve të tyre të nxitura nga racizmi sistematik dhe dështimet institucionale të policisë që lejuan një prej vrasësve serialë më famëkeq të Amerikës të vrasë për më shumë se një dekadë.
Rikujtojmë, se këngëtarja Katy Perry është kritikuar së fundmi për këngën e publikuar në vitin 2013, “Dark Horse” në bashkëpunim me Juicy J. Në një nga rreshtat e tij, reperi përmend vrasesin serial Jeffrey Dahmer, krimet e të cilit po përfliten në media falë serialit të ri të Netflix “Monster: The Jeffrey Dahmer Story”.“Ajo është një bishë. Unë e quaj atë Karma. Ajo të ha zemrën si Jeffrey Dahmer”, këndon reperi.