Celebrities Gossip Showbiz

I lodhur nga lajmet e ndarjes nga Shakira dhe romancës së tij të re, Gerard Pique merr këtë vendim!

Ndarja e Shakirës dhe Gerard Pique ka qenë padyshim kryefjala e mediave botërore. Të shumta kanë qenë lajmet dhe informacionet private që kanë qarkulluar për ta. Kjo ka sjellë së fundmi edhe reagimin e futbollistit i cili kërkon të lihet i qetë. Që nga 4 Qershori, Shakira dhe Gerard Pique konfirmuan ndarjen e tyre dhe prej asaj kohe janë publikuar shumë imazhe dhe pamje që cenojnë mbrojtësin. Këto raporte shkaktojnë jo vetëm dëme dhe dëmtim të imazhit të tij, por edhe një sulm serioz ndaj të drejtave të fëmijëve të tij, mbrojtja e të cilëve përbën shqetësimin e tij më të madh.

Pique ka ndryshuar rutinën e përditshme, me qëllimin e vetëm për të mbrojtur fëmijët, familjen edhe njerëzit e tij të afërm. Kjo ka bërë që ai të kërkojë masa shtesë për t’i mbajtur sa më larg paparacët dhe gazetarët, duke kërkuar edhe masa ligjore ndaj shkelësve. Kjo sipas njoftimin për shtyp të shpërndarë nga avokatët e 35-vjeçarit. Kujtojmë që nga marrëdhënia 12-vjeçare, Shakira dhe Gerard Pique janë prindër të dy fëmijëve.

Ish-dyshja e njohur tanimë janë në gjyq për kujdestarinë e dy djemve. Mediat spanjolle shkruajnë se futbollisti i famshëm dëshiron që fëmijët t’i mbajë në Spanjë, nga ana tjetër Shakira është e bindur që do të zhvendoset përfundimisht në Miami. “Arma” më e mirë që ajo mendon se ka kundër ish-partnerit është një listë e të gjitha rasteve kur mbrojtësi i Barcelonës nuk i ka qëndruar besnik.

Shakira ndërkaq thuhet se është shumë e zemëruar me ish-burrin e saj për daljen publike me të dashurën e re. Dalja publike e 35-vjeçarit me partneren e re vjen tre muaj pas ndarjes nga këngëtarja 45-vjeçare. Tani fansat janë të bindur se studentja e marrëdhënieve me publikun, Clara, 23 vjeçe, ka tallur këngëtaren kolumbiane duke postuar një video ku shfaqet duke kërcyer e veshur me bikini të zeza nën ritmet e hitit “Te Felicito”.