Mauro Icardi ka vendosur të flasë më në fund për ndarjen nga Wanda Nara, duke i nxjerrë gjërat në ‘dritën e diellit’. Futbollisti ka shprehur:
E njoh më shumë se kushdo dhe e kam mbrojtur më shumë se kushdo. Ka ardhur një moment kur nuk mund ta mbroj më. Është bërë qesharake në të gjithë botën. Jam lodhur me gënjeshtrat e saj. Kërcënon me divorc prej një viti por nuk e realizon asnjëherë. Ka gjithmonë një kërcënim apo shantazh. Fëmijët tanë janë të mëdhenj dhe ndihen shumë keq pasi ajo e ka bërë gjithçka publike.
Teksa Icardi duket se nuk e pranon ndarjen dhe vazhdon të publikojë foto me Wanda Nara-n, bukuroshja argjentinase ka nisur një romancë të re. Këngëtari i njohur L-Gante ka deklaruar se ai dhe Wanda po njihen me njëri-tjetrin gjatë programit “La Noche de Mirtha”. Ndërkaq, ai ka shprehur se:
Ajo është e bukur, ajo është një grua e bukur. Unë po e njoh. Ne po njohim njëri-tjetrin.
Nara dhe Mauro kohët e fundit kanë pasur shumë probleme. Ata janë takuar në Argjentinë së fundmi për një tentativë të fundit për t’u ribashkuar por gjithçka ka shkuar kot. Gjatë takimit çifti ka debatuar ashpër duke dëgjeneruar në sherre dhe ulërima mes njëri tjetrit. Kur janë kthyer në Turqi Wanda ka marrë fëmijët dhe është transferuar në një apartament.