Celebrities Sport

I lindur për turne të mëdhenj, Xherdan Shaqiri është lojtari i vetëm me gol në gjashtë garat e fundit!

I lindur për turne të mëdhenj, Xherdan Shaqiri është lojtari i vetëm me gol në gjashtë garat e fundit. Shaqiri gjithmonë gjallërohet kur është në orar Botërori apo Kampionati Evropian, ashtu ishte edhe këtë vit. Xherdan Shaqiri dje ka mahnitur edhe një herë me fanellën e Zvicrës.

Pavarësisht moshës dhe sezonit modest të klubit, ai ende gjen një formë të veçantë kur vendos stemën zvicerane. Mbrëmjen e djeshme ish-lojtari i Interit, Bajernit dhe Liverpoolit befasoi me një gol mahnitës nga distanca, duke siguruar fitoren.

Tani, Shaqiri ikonë ka shënuar të paktën nga një gol në secilin nga gjashtë turnetë e fundit të mëdhenj! Asnjë lojtar tjetër nuk mund të mburret me këtë arritje. Sulmuesi i aftë ka shënuar në Kupat e Botës 2014, 2018 dhe 2022, si dhe në Kampionatin Evropian 2016, 2020 dhe 2024!

Vetëm në Euro, ai ka kontribuar gjithsej me pesë gola, më shumë se çdo lojtar zviceran në historinë e kombëtares. Në të njëjtën kohë, Shaqiri u bë futbollisti i parë që luan në ligën MLS të Amerikës së Veriut që shënon gol në Euro.