Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV2” po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Pak javë më parë, për shkak të dhunës fizike të përdorur brenda shtëpisë në ‘Prime’nga Kejvina drejt Luizit, Vëllai i madh mori vendimin e skualifikimit të Kejvinës nga shtëpia e “BBV2”. Që pas daljes së saj nga shtëpia, Kejvina u distancua plotësisht nga daljet e saj publike dhe madje dhe nga rrjetet sociale.
Para pak ditësh ka postuar në rrjetin social Instagram një shkrim ku bukuroshja shpjegoi çdo të vërtetë sipas saj. E duket se tanimë, jo vetëm që i ka lënë pas kujtimet e këqija por dhe takohet me ish-banoret e tjera të shtëpisë pavarësisht si shkonte gjatë qëndrimit atje. Këtë e ka treguar me anë të një Instastory ku shfaqet teksa darkon me Tea Trifonin.
Po zihemi për cigaret, haha por jo jo duhemi.
Një pjesë nga deklarata e Kejvinës pas shkëputjes nga rrjetet sociale:
Kjo eksperiencë më mësoi të njoh njerëzit e vërtetë, të njoh miqtë nga pseudomiqtë, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së “BBV” dhe të rritem. Të kuptoj që jo cdo njeri që buzëqesh, buzëqesh me zemër dhe me qëllime të pastra dhe miqtë e vërtetë janë ata që të vënë në dukje edhe gabimet. Eshtë momenti që unë t’i kërkoj falje njeriut të vetëm që më ka dashur në atë shtëpi dhe është treguar i vërtetë me mua që ditën e parë dhe deri në të fundit. Luiz, për mua je miku i mirë i ditëve të para në shtëpi dhe jam e sigurtë që të dy ne e dimë që do jemi njësoj edhe kur të dalësh jashtë.