Të ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” kanë qenë Andi Shehi ish-konkurrenti i “Për’Puthen” dhe partnerja e tij Enki Nako. Ata kanë zbuluar shumë detaje rreth historisë së tyre të dashurisë, lajmit të bukur se do të bëhen prindër dhe jo vetëm…
Si e kanë pritur të afërmit dhe familjarët e Enkit, duke e ditur që ai ishte Andi i “Për’Puthen”?
Andi: Ka qenë shumë problem, kam vuajtur shumë. Ka qenë shumë e vëshirë.
Enki: Ka qenë pak e vështirë në fillim. Unë prindërit nuk është se i kam në moshë shumë të madhe, i kam relativisht të rinj. Unë jam fëmija i parë, jam vajzë dhe ata me mua kanë përjetuar çdo lloj gëzimi për herë të parë. Ka qenë e vështirë në fillim sepse i kishin këto paragjykimet sido që të jetë.
Kur e pyeti Erjona se çfarë këshille i kanë dhënë prindërit e saj, Enki tregoi:
Hap sytë më kanë thënë, rëndësi ka që ti të jesh e lumtur por që sigurisht me kalimin e kohës dhe ata e para duke më njohur mua si fëmijët e tyre po pastaj edhe duke takuar Andin. Avash-avash u bindën pak.