Lajmet e fundit

“I kemi blerë me lekët tona”- Plas keq mes Romeos-Julit dhe Gracianos: Nëse i ke marrë ti të brendshmet…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Julian Deda dhe Romeo Veshaj janë të bindur që brekët ua ka vjedhur Graciano Tagani.

Mëngjesin e sotëm, dy djemtë kanë debatuar ashpër me banorin duke e “kërcënuar” atë që nëse ai ua ka marrë të brendshmet, ata do t’ia grisin atij të gjitha rrobat.

Megjithëse balerini i njohur u shpreh se nuk ua ka marrë ai brekët dhe kjo gjë i duket shumë e ulët dhe e turpshme.

Pjesë nga debati:

Graciano: Brekët e mia që unë i kam blerë me lekët e mia

Romeo: Edhe ti të marrësh brekët që unë i kam blerë me lekët e mia.

Juli: Edhe ne i kemi blerë me lekët tona

Romeo: Pse përgjigjesh o plak

Graciano: Sepse s’më duket normale kur ti thua që do të gris rrobat

Juli: A i ke marrë ti?

Graciano: Jo more vlla

Juli: Atëherë rrobat e tua s’do të grisen

Romeo: Pse bërtet?

Juli: S’të duket normale. Nëse i ke marrë ti dhe ne e zbulojmë të gjitha do ti gris me duart e mia dhe Romeo me gërshërë

Graciano: Mua?

Juli: Po, nëse i ke marrë ti

Graciano: Po provoje një herë

Juli: Pse çfarë do të bësh?

Graciano: Ore çfarë problemi keni me mua një herë? Është e turpshme ajo që kanë bërë

Romeo: Po shumë e turpshme është dhe ai që e ka bërë do ja pres me gërshërë me duart e mia