Celebrities Gossip Showbiz

I ka propozuar vetë Mikela partnerit? Ish-banorja e BBV2 zbulon një sekret!

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Mikela Pupa, është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë e një vajze. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku ka vendosur të ndajë detaje nga përditshmëria, puna dhe bashkëjetesa me partnerin e saj, Diklo.

Së fundmi, Mikela ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, të cilët e kanë pyetur se si e ka njohur partnerin.

Pupa ka zgjedhur që t’ua shuaj këtë kuriozitet fansave dhe ka zbuluar se e ka njohur në studion ku ai punon. Mikela tha se fillimisht se ishin thjesht miq dhe më pas dolën për takime. Ajo shtoi se në fillim nuk e dinte askush nga miqtë e tyre.

Si e ke njohur të dashurin para se ta kishe shok? Efi ka thënë që duhet ti blesh këpucë?

Për herë të parë e kam takuar te studio ku punonte dhe kam shkuar kam bërë një tattoo. Fakti që kishim shoqëri të përbashkët shkoja dhe kaloja shumë kohë aty dhe kështu u bëmë shokë.

Ps. Një sekret që po e them tani (kur ne kemi bërë date të para kanë qenë shumë sekrete dhe nuk e kemi ndarë me asnjë nga shoqëria të gjithë e kanë mësuar pas disa kohësh)

Për ti propozuar e bëra vetë e para